VETTING-U/ Shkarkohen dy krerët e Gjykatës së Beratit dhe të Korçës
Është shkarkuar nga detyra kreu i GjykatësKorçës, Admir Belishta.

Belishta nuk kaloi dot vetting-un dhe u shkarkua paraditen e së premtes.

Karriera e gjyqtarit u vu në dyshim, teksa hetimi administrativ i thelluar evidentoi një sërë problemesh me disa pasuri të patundshme të kryegjyqtarit të Korçës, si edhe një raport i DSIK-së që nuk shkon në favor të tij, pasi konkludon për kontakte të papërshtatshme.

Që në nisje të seancës, relatorja vuri në dukje raportin negativ nga ILDKPKI dhe DSIK.

Sipas KPK-së, Belishta ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka kryer fshehje të saj dhe nuk ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.

Pas shkarkimit të kreut të GjykatësKorçës, vetting-un nuk e kaloi as kreu i Gjykatës së Beratit./albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori