"Vetro Energy", siguron 850 milionët për "Albpetrol"
Rezart Taçi
Kompania Vetro Energy e cila a fituar të drejtën për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës "Albpetrol" ka njoftuar se ka arritur të sigurojë financimin për mbylljen e marrëveshjes me shtetin Shqiptar.

Sipas “Wall Street Journal” aksioneri kryesor i "Vetro Energy", Rezart Taçi, konfirmoi dje se grupi i tij ka finalizuar financimin dhe investimin e kapitalit për marrëveshjen prej 850 milionë eurosh për të privatizuar rezervat e naftës të Shqipërisë, nëpërmjet kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit, "Albpetrol", shkruan Gazeta Shqiptare.


"Vetro Energy" është aktualisht në negociata me Qeverinë e Shqipërisë për të blerë 100% të aksioneve të "Albpetrol"-it. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2012, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori