Vetëm pak orë pas arrestimit, arratiset i akuzuari si atentatori i Gentian Bejtjes
Një nga të 9 të arrestuarit e operacionit të sotëm, ka arritur t’i shpëtojë policisë. Edison Pula është arratisur ditën e sotme gjatë transferimit që Policia po i bënte drejt burgut në Krujë.

Ai u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë, në një operacion, që sipas policisë u godit një grup kriminal mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale si trafik droge, grabitje me armë dhe tentativë vrasje .
Të 9 të arrestuarit bashkë me Edison Pulën dyshohet se me 19 shtator të këtij viti, i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Gentian Bejtja ishte nga autorët e dyshuar që bashkë me Enver Stafukën, vodhën në Durrës, makinën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

9 të arrestuarit, po ashtu dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që transportonin marijuanë nga Tepelena, drejt zonave të Durrësit, Krujës e Tiranës. Atyre iu gjet dhe iu bllokua edhe një sasi prej rreth 120 kg marijuanë. Grupi po ashtu është i dyshuar si përgjegjës edhe për dy grabitje me armë të ndodhura në rrugën kombëtare Fushë- Krujë – Krujë.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij./Albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori