Vetevritet gardiania e Burgut te Kosoves
Albeu.com
Vetevritet me armen e sherbimit te te shoqit gardiania e Burgut te grave te Kosoves ne Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne lagjen “Loni Dhamo” te qytetit te Lushnjes, kur punonjesja e policise se burgut te grave ka qene e vetme ne banesen e saj.
Gruaja nuk ka zgjedhur armen e sherbimit te saj per aktin e veteflijimit, por ate te te shoqit, i cili punon si gardian ne Burgun e Peqinit.

Ka qene ora 19:20 e se premtes, kur Myzejene Xheka, 48 vjece, me nje plumb ne goje i ka dhene fund jetes se saj.

Duket se gruaja, nene e tre femijeve, ka zgjedhur momentin kur ka qene vetem per te ndermarre aktin e veteflijimit.

Krisma e vetme e armes ka alarmuar fqinjet, te cilet kane telefonuar femijet e se ndjeres.

Keta te fundit, kur kane hyre ne banese, kane gjetur ne dhomen e gjumit 48-vjecaren te pergjakur dhe prane saj pistoleten, me te cilen ajo kishte kryer vetevrasjen.

Femijet e tmerruar nga skena kane kerkuar ndihme per ta transportuar ne spital, por cdo gje ka qene e kote, pasi gruaja kishte nderruar jete. (tch)
Shtuar më 22/08/2009, ora 17:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori