U mbyt bashkë me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës, gruaja dhe vajza e Elvisit në kushte të vështira ekonomike

Elvis Halilaj, 55-vjeçari që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij të vogël dhe bashkëshorten.

Tri anëtarët e familjes Halilaj u përcollën ditën e djeshme për në banesën e fundit, por lanë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tyre. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e mitur e Elvis Halilajt përveç dhimbjes që ndjejnë janë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

“Me keqardhjen me te madhe sot vellai yne Elvis Halilaj dhe 2 djemte e tij u ndane nga jeta. Nga nje incident ne plazh sot vellezerit tane sot u larguan nga kjo jete. Nje familje shembullore dhe shume e respektuar me shume veshtiresi gjate rrugetimit te tyre. Vellai yne ka lene pas te shoqen dhe nje vajze te vogel. Veshtiresite e tyre ekonomike kane qene nje barriere gjithmone per ta dhe tani nje barre akoma me e madhe. Ju lutemi te gjithe vellezerve dhe motrave qe mund te kontribojne per organizimin e funeralit dhe mbledhjen e te ardhurave per familjen e te ndjerit. Si fondacion se bashku me vellezerit kontribues kemi qene ne ndihme te tyre dhe me pare por tani ata kane nevoje edhe me shume per ne. Ju lutemi te gjitheve perzemersisht qe me sado keni mundesi ti gjendemi familjes ne kete cast te veshtire! Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja!

Per donacione Cash ose Moneygram kontaktoni +355695827713.”- thuhet në njoftimin që familjarët kanë shpërndarë në GOFOUNDME

Për të kontribuar klikoni KËTU

Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.

Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë. Policia njoftoi sot dje  vuri në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas, babai me dy djemtë e mitur.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit)./albeu.com/


Shtuar 11.07.2023 14:38