"Vetevendosje" edhe ne muret e Tiranes
Albeu.com
Studentët e qendrës "Studim Kritikë Veprim", qendra e studentëve në Universitetet e Tiranës, në solidaritet me qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës, ndërmorën aksionin e shërndarjes së fotove të ...... dhunës së 12 qershorit nëpër Tiranë si dhe shkrimin e parrullës VETËVENDOSJE! në pika të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.

Fotot u ngjitën në pika të rëndësishme të qytetit, ndërkohë që parrulla u shkrua në Universitetin Politeknik të Tiranës, simboli universitar kombëtar shqiptar; në Muzeun Kombëtar; në ndërtesën përballë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në disa pika të tjera të Tiranës.

Përmes këtij akti, studentët shprehin mbështetje të plotë për aktivistët në Kosovë dhe shprehen për VETËVENDOSJE!
Shtuar më 15/06/2010, ora 18:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori