"Vetevendosje" demton vetura te EULEX-it
Albeu.com
Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dëmtuan të martën disa automjete të misionit për siguri dhe sundim të ligjit EULEX, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kurse policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate.Sipas “Vetëvendosje”, “aksioni simbolik” është kryer në orën 11.00, kurse menjëherë pas kryerjes së “aksionit”, policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate.

Disa prej veturave të misionit të EULEX janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat, kurse një pjese të konsiderueshme u janë shfryrë gomat.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë po vazhdojnë hetimet.
Shtuar më 25/08/2009, ora 22:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori