Vetevendosja: Plani 6-pikash synon ndarjen e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka kundërshtuar sot në Prishtinë, planin më të fundit të Ban ki Moon, prej gjashtë pikash, plan i cili është pranuar nga Beogradi.Kurti u ka kërkuar krerëve të shtetit të Kosovës, që të mos bëjnë lëshime në këtë drejtim. Vetëvendosja vlerëson se plani i ri është i panegociueshëm, pasi këto janë çështje të brendshme të Kosovës e jo të Serbisë. Ata e shohin këtë si përpjekje të Serbisë për ta ndarë përfundimisht Kosovën.

Kurti tha se nëse plani i ri pranohet, atëherë liderët kosovarë duhet të kenë parasysh pasojat. Në këtë kuadër, Kurti tha se, ka shumë gjasa që të humbet sërish momenti i volitshëm politik sikurse në vitin 1999, që Kosova të bëhet sovrane. Ai tha se Kosova e ka Kushtetutën e saj, ndaj policia, gjyqësia, doganat, kontrolli i kufirit , transporti , trashëgimia kulturore janë çështje të brendshme të saj.

Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje" paraqitën edhe propozimin e tyre që njohja e Kosovës të hiqet nga prioriteti i Qeverisë, por vëmendja të përqendrohet në integritetin territorial të vendit dhe zhvillimin ekonomik.

Aktivistët e kësaj lëvizje, kanë paralajmëruar protesta, në rast se qeveria kosovare lëshon pe në këtë drejtim.
Shtuar më 12/11/2008, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori