Vetëvaret në qendrën e internetit një 31- vjeçar
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në banjën e një qendre interneti në afërsi të “Oxhakut” në Tiranë. Policia njoftoi se një shtetas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banjon e internet-caffe.

Viktima e ngjarjes është shtetasi Ervin Skëndaj, 31 vjeç, banues në kryeqytet. Punonjësit e qendrës së internetit e kanë gjetur atë pa jetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Uniformat blu në vendin e ngjarjes konstatuan se 31-vjeçari kishte gjetur vdekjen dhe menjëherë kryen transportimin e tij drejt morgut. Hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
Shtuar më 18/11/2010, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori