Vetevaren dy te rinj ne Elbasan e Lushnje
Albeu.com
Dy persona, një adoleshent dhe një emigrant i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Elbasan dhe Lushnje. Ngjarja e parë u shënua në lagjen "Fushë Mbret" të Elbasanit, ku 35 vjeçari Leonard Ibrahimllari u gjet i vetëvarur në orët e para të mëngjesit në banesën e tij.
Shkaqet që çuan 35 vjeçarin në këtë vendim ekstrem janë ende të panjohura, ndërsa mësohet se ai ishte kthyer vetëm një ditë më parë nga Greqia ku punonte prej vitesh.

Por më tragjike është ngjarja e shënuar në fshatin Gjazë të Lushnjes, ku një 19 vjeçar është vetëvarur për shkak të një konflikti me familjarët.

Amarildo Demiri u gjet i vetëvarur në gjatë paradites në kasollën e kafshëve të familjes.
Shtuar më 06/07/2010, ora 15:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori