E rëndë në Prishtinë, burri vret gruan shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Kosovë. Burri ka vrarë gruan e tij, e cila ishte shtatzënë.

Sipas mediave të Kosovës, ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjinekologjisë së QKUK-së në Prishtinë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia e Kosovës./albeu.com