Veteranet kercenojne me veprime "te paparashikueshme"
Albeu.com
Këshilli protestues i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë vendim që ta ndërpresë protestën, por ka paralajmëruar se format e tyre të protestimit dhe reagimit tash e tutje “nuk do të jenë të parashikueshme”.Vesel Aruqi, njëri ndër organizatorët e protestës, ka thënë se mund të ndodh që sot në mbrëmje, ose nesër, mund të mblidhen dhe të sulmojnë objektet e institucioneve.

Me herët gjatë ditës protesta ishte tensionuar. Një grup protestuesish, veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë hedhur shishe me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, objekti i Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendi ishin rrethuar nga njesitë speciale të policisë.

Gjatë ditës së sotme protestuesit i kishin dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës që urgjentisht të fillojnë implementimin e Ligjit të vlerave të dala nga lufta e UÇK-së, ose në të kundërtën do të fillojnë me radikaizimin e protestës. (rtv21/rtk)
Shtuar më 16/07/2009, ora 22:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori