Veteranet e UcK-se ngushelluan familjen Aliu
Albeu.com
Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së “Kalaja” ka vizituar familjen Aliu në Hasanbeg, për ti shprehur ngushëllimet për humbjen e komandantit legjendar Harun Aliu.
Delegacioni i kësaj shoqate i përbërë nga kryetari Izair Samiu, sekretari Rexhep Murseli dhe anëtarët e tjerë si Muharem Veliu, Harun Mehmeti, etj familjes dhe babait të dëshmorit Harun Aliu, i`a dorëzuan mirënjohjen për kontributin e dhënë në veprimtarinë kombëtare, e cila i`u nda me rastin e përvjetorit të parë të SHVI të UÇK-së “Kalaja”. Familjes Aliu gjithashtu i`u nda edhe vërtetimi zyrtar i shpalljes së Harun Aliut “Dëshmorë i Kombit”.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate do ta vizitojnë edhe familjen Zenuni, për të shprehur ngushëllime për humbjen e dëshmorit Shaban Zenuni dhe ndarjen e titullit “Dëshmorë i Kombit”.
Shtuar më 21/05/2010, ora 23:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori