Veteranët “çojnë” Enver Hoxhën në Pezë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme veteranët dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste kanë çuar Enver Hoxhën në festën e Pezës me anë të një pankarte.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në Pezë, me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, ata janë shfaqur sërish me foton e diktatorit të pashqetësuar, ndonëse në në ceremoni ka pasur përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.

Nostalgjikë për të shkuarën, veteranët kanë vendosur ta “sjellin” sërish Enver Hoxhën në Pezë, ndërsa ia kanë lënë në dorë disa fëmijëve, shkruan BW.

Konferenca e Pezës është një ngjarje e rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë dhe pikërisht sot përkujtohet 75-vjetori i saj. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori