Veteranët e UÇK-së presin kushtrimin nga Prishtina
Albeu.com
Veteranët e UÇK janë duke krijuar një ekip bashkëbisedues me përfaqësuesit kosovarë, të cilët në rast se nuk do të zgjidhet statusi i Kosovës do të veprojnë si luftëtarë të UÇK.Jam i gatshëm të udhëheq dhjetë mijë ish- anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që do të solidarizoheshin me vëllezërit e tyre të UÇK-së në Kosovë dhe nëse do të ishte e nevojshme, do të luftonin me armë për pavarësinë e provincës”. Kështu ka deklaruar për gazetën e Shkupit, “Dnevnik”, Fazli Veliu, kryetar i shoqatës së veteranëve të UÇK-së në Maqedoni dhe deputet i parlamentit maqedonas, në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Deklarata e Velit bën të ditur se veteranët e UÇK-së janë duke krijuar një ekip bashkëbisedues me përfaqësuesit kosovarë, të cilët në rast se nuk do të zgjidhet statusi i Kosovës do të veprojnë si luftëtarë të UÇK-së, ndërkohë që pritet nga institucionet ndërkombëtare që të japin zgjidhjen përfundimtare. “Jemi duke u lidhur vazhdimisht me luftëtarët e Kosovës dhe nesër do të kemi një takim me përfaqësuesit e tyre. Eshtë interes mbarëshqiptar që të ndihmojmë zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ne presim prej tyre që ata të marrin nismën dhe pastaj së bashku do të protestojmë që çështja të ndërkombëtarizohet”, - tha ai. “Jemi të gatshëm që të luftojmë edhe me armë në favor të pavarësisë së Kosovës, nëse do të jetë e domosdoshme”, - deklaroi Veliu. Sipas tij, organizata mund të grumbullojë deri në dhjetë mijë pjesëtarë të UÇK-së, aq sa u përfshinë në luftimet më armë të vitit 2001 në Maqedoni.

Nga ana tjetër, edhe unioni i veteranëve të UÇK-së është i gatshëm të japë kontribut në qoftë se do të kërkohet për konfliktin e mundshëm për statusin e Kosovës. Besim Hoda, kryetar i bashkimit të veteranëve të UÇK-së, thekson se “ka mëse 1.500 ish-luftëtarë të UÇK-së dhe Kosova është në kauzë shqiptare dhe secili prej anëtarëve të shoqatës, në mënyrë individuale do të vendosë nëse do të japë ose jo kontributin e tij që Kosova të fitojë pavarësinë. Dnevnik/balkanweb
Shtuar më 12/07/2007, ora 11:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori