Pal Kola u vra gjatë sulmit me armë në “Top”, banorët e BBV bëjnë gjestin e veçantë në nder të tij

Banorët e Big Brother Vip kanë bërë homazhe mbrëmjen e sotme në kujtim të rojes së sigurisë Pal Kola, i cili humbi jetën mëngjesin e së hënës pas një sulmi me armë në Top Channel.

Banorët u njohën me lajmin e hidhur vetëm mbrëmjen e së martës jatë spektaklit, edhe pse në momentin e sulmit ata ishin zgjuar dhe i dëgjuan breshërit e kallashnikovit.

Pas lajmit të trishtë Luiz Ejlli deklaroi se nëse do të dalë ai fituesi i këtij edicioni, një ojesë të shumës prej 100 mijë eurosh do ja dhurojë famijes së të ndjerit Pal Kola.


Shtuar 29.03.2023 22:41