I ulet një e treta e dënimit, avokati i "Eskobarit të Ballkanit" merr vendimin e rëndësishëm
Pëlqej
Avokati i Klement Balilit, Baftjar Rusi deklaron se e gjithë ajo që thuhet për të është e pavartetë.

I ftuar në emisionin ‘Debati’, Rusi tha se e gjithë historia me Balilin lidhet me xhelozinë që kishte Greqia ndaj klientelës që ai po merrte me kompleksin ‘Santa Quaranta’.

Rusi tha se ai e bleu ish-kampin e punëtorëve për 800 mijë dollarë dhe e ktheu në një kompleks madhështor. Ndonëse jo bindëse sipas Rusit, Greqia, DEA janë bërë xhelozë për biznesin dhe fuqinë e Balilit dhe familjes së tij dhe nga kjo u amplifikua emri Eksobar i Ballkanit dhe baron.

Zoti Rusi, përse ju zgjodhi pikërisht ju Klement Balili avokat?

Njohja ime është e hershme. Kam qenë avokat i familjes sepse ata kanë shumë prona dhe kanë patur procese. Kryesisht çështje kanë qenë tregtare dhe biznesi. Unë kam prej 18 vitesh avokat i familjes Balili dhe e njoh mirë. Ata janë pesë vëllezër dhe kanë shumë aktivitete. Kam qenë avokat në shumë procese që kanë qenë të karakterit civil. Kryesisht çështjet i kanë fituar sepse kanë patur të drejtë në bazë të provave dhe të ligjit.

A je i kënaqur me pagesë?

Është një pagesë normale e zakonshme sipas tarifave.

Tani mos më thuaj tarifa sepse të jesh avokat i atij që e quajnë ‘Eskobar’ i Ballkanit dhe të zësh në gojë tarifat e zakonshme nuk e ha njeri?

Unë nuk e di që Shqipëria të ketë ‘Eksobar’. Edhe në vendet me trafik të njohur të narkotikëve nuk di ti kishin thënë dikujt ‘Eskobar’. E kemi kapur thonë ata përjashtoi disa përgjime por nuk dihet as numri nëse është i tij. Nuk ka origjinalitete dhe emër të përcaktuar.

A e di Klement Balili se kush është ‘Eskobari’?

Ai as e ka idenë. Përherë të parë e dëgjoi kur ‘Eskobarin’ kur i thanë që ai shte ai vetë si ‘Eskobari’. Keli qesh me vete kur e dëgjon fjalën ‘Eskobar’.

Kush ka të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu, apo avokati shqiptar Baftjar Rusi?

Më kujton librin ‘Brenga e Ballkanit’ ku Edith Durhamin e shikon si diçka të rrallë dhe Klementin kështu e shikojnë.

Si pritet të shkojë procesi?

Ne avokatët do kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe besojmë se çështja do mbyllet shumë shpejt. Nuk ka prova dhe jam i bindur se nuk do ketë dënim të rëndë. Kjo drogë për të cilën akuzohet Balili nuk është kapur në territorin shqiptar e as në ujërat tonë por në një ishull të shkretë të Greqisë dhe atje janë arrestuar dy persona Petro Dajlani dhe Kleanthi Lala. Ata nuk kanë përmendur emrin e Balilit. Nuk ma prova dhe do kërkojmë pafajësi deri në fund

Si është historia e bizneseve të Balilit?

Ajo Santa Quaranta që duket madhështore ka qenë ish kampi i punëtorëve që u rikonstrukta. Balili e bleu me ankand me çmimin për 800 mijë dollarë.

Nga i bëri 800 mijë dollarë?

Nga burime të ligjshme. Me aktivitete tregtar me polici private dhe ndërtime.

Po përse u lidh politika?

Sepse ka xhelozi për Balilin. Duke qenë se kanë pasur shumë vota si familje e madhe dhe lidhje pune tregtare imagjinoni te Santa Quaranta kishte të punuar 500 persona kamerierë dhe punonjës të një biznesi kaq brilant që u bë xheloz Greqia. Përse nuk e bëni këtë lidhje.

Vërtetë Santa Quarata është më e mirë se të tjerët por nuk bëhet xheloz Greqia për Santa Quaranta se na hoqe trurin?

2 mijë 3 mijë turistë kalonin nga Greqia në Sarandë çfarë mendonin ata? Balili dhe familja e tij në fillim i kanë shërbyer Partisë Demokratike me të gjithë vota. Më vonë te e majta dhe më vonë te LSI.
Shtuar më 18/01/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori