Vetëm një muaj larg, Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda 2020-ës
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim nuk heq dorë nga thirrja për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda këtij viti.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasadorja Kim thekson se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë.

“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja.

Shtuar më 27/11/2020, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori