Dalin pamjet: Aksidenti i rëndë në Tiranë-Durrës, nënë e bir i shpëtojnë vdekjes (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur paraditën e sotme ku dy makina, një benz e një Volvo janë përplasur duke bërë që Benzi të dalë nga rruga.

Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy persona, që udhëtonin në Benz.

Nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33-vjeç kanë marrë plagë të rënda.

Të dy ndodhen për mjekim në Spitalin e Traumës ku 33-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga 59-vjeçarja. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2020 14:11