Vetëm me një çadër mbi kokë, banorët mes të ftohtit dhe ujit në Thumanë
Shqipëria është zgjuar sot në zhurmën e reshjeve të dendura të shiut.

Reshjet kanë rënduar ndjeshëm gjendjen e banorëve me shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga tërmeti që gjenden në çadra.

Uji gjendet gjithandej në kampin e ngritur në Thumanë teksa gra, të moshuar dhe fëmijë kanë vetëm një çadër mbi kokë.

Vetëmkampin e Thumanës mësohet se gjenden rreth 1 500 banorë, të cilët pas tërmetit shkatërrues tani duhet të përballen edhe me shiun e dendur.
Shtuar më 30/11/2019, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori