"Vetëm e pashë", arrestohet 30-vjeçari pasi ngacmoi të miturën
Policia e Beratit ka vënë në pranga një shtetas pasi akuzohet se ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të turpshme në sy të një një vajze të mitur.

Në pranga ka rënë shtetasi Dashnor Begaj, 30-vjeç, nga fshati Drenovicë i Beratit.

Arrestimi i tij u bë nga Specialistët e Seksionit për Krimet, pas denoncimit të bërë në Polici nga një vajzë adoleshente. D.S, 17 vjeçe, ka deklaruar para oficerëve të Policisë se Begaj ka kryer ndaj saj vepra të turpshme.

Në momentin që forcat e Policisë kanë shkuar në banesën e 30- vjeçarit për të bërë ndalimin e këtij të fundit, Dashnor Begaj ka reaguar më fort duke kundërshtuar. 30- vjeçari ka bërë rezistencë duke deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim të turpshëm ndaj vajzës, por vetëm e ka parë në sy.

“Nuk kam kryer asnjë veprim të turpshëm, po më arrestoni padrejtësisht”, mësohet të jetë shprehur ai.

Por pavarësisht këtij pretendimi, Begaj është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, lidhur me denoncimin e bërë nga vajza adoleshente.

Tashmë, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vepra të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”. /albeu.com/

Shtuar më 28/07/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori