Vetëm ata të tre, dalin pamjet nga Samiti mes Ramës, Vuçiç e Zaev
Në Ohër po zhvillohet një takim mes tre liderve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Maqedonia e Veriut në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian”.

Ashtu sikurse shikohet në foton e mëposhtme, në takim kanë marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Rama pas kritikave të shumta për mungesën e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se ftesa ishte e hapur edhe ndaj tyre të merrnin pjesë, edhe në këtë takim, sikurse në të parin që u zhvillua në Serbi, mungojnë kryetarët e shteteve si Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes
Shtuar më 09/11/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori