Vetëm 39-vjeç e pa sëmundje shoqëruese, COVID-19 i merr jetën DJ të njohur
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 39-vjeçare Dj Decibel.

Dj i njohur grek, Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin "Gennimata", ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari, babai i dy vajzave nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe se në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Shtuar më 21/11/2020, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori