Vetëm 37 vjeç! Ky është i riu pa sëmundje shoqëruese që vdiq nga COVID-19

Situata e pandemisë së COVID-19 në vend është shqetësuese.

Vetëm sot janë shënuar: 1402 testime, 93 të shëruar, 289 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus një 37-vjeçar pa sëmundje shoqëruese.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier"-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.

Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Pak kohë më parë, janë infektuar edhe prindërit e të riut, po të cilët e kanë kaluar me sukses virusin. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2020, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori