Vetëm 30 minuta shi, Elbasani përmbytet nga uji (VIDEO)
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi, që dhjetëra banesa në lagjen "5 Maji' të Elbasanit të përmbyten.

Dëmet e shkaktuara në këtë zonë janë të mëdha. Uji ka kaluar 30 cm, ndërsa banorët e kësaj lagjeje bëjnë apel për ndihmë.

Janë rreth 10 banesa, në të cilat uji ka hyrë deri në brendësi, duke dëmtuar orenditë shtëpiake.

Ndërkohë janë ngritur grupet e punës për të larguar ujin, ndërsa Emergjencat Civile po merren me verifikimin e dëmeve për të bërë të mundur dëmshpërblimin e këtyre banorëve. /tch
Shtuar më 02/06/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori