Vetëm 27 vjeç, ky është i riu shqiptar që iu bë atentat në Greqi
Media greke ka bërë publike foton e të riut shqiptar i cili u qëllua për vdekje në shtetin grek.

Viktima është shtetasi Merio Metaj, 27 vjeç.

“Protothema” shkruan se i riu shqiptar është klinikisht i vdekur për shkak se një plumb e ka goditur në pjesën e pasme të kokës.

Hetimet e policisë vazhdojnë me intensitet në mënyrë që të shfrytëzojnë çdo provë dhe çdo dëshmi që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe të çojë autoritetet të autorëve të sulmit.

Shqiptari po udhëtonte me një automjet në zonën e Patras, ndërsa besohet të ketë ndodhur për shkak të larjes së hesapeve nga një bandë rivale.

Autorët i kanë prerë rrugën të riut, duke shkaktuar edhe një aksident rrugor.
Shtuar më 25/01/2021, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori