Vetem 25% e serbeve te Mitrovices dolen per te votuar
Albeu.com
Rreth 25 për qind e zgjedhësve serbë kanë votuar në zgjedhjet lokale që i ka organizuar të dielën Serbia në pjesën veriore të Mitrovicës. Banorët serbë në veri kanë votuar për një nga 13 subjektet politike, sa kanë garuar në zgjedhjet lokale në këtë qytet.Burime të Kohës Ditore nga veriu i Mitrovicës kanë bërë të ditur se deri në orën 18, pra dy orë para mbylljes së kutive, kanë votuar 5 209 veta ose 25.58 për qind e elektoratit. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve ka kaluar nën hijen e incidentit te ura kryesore mbi lumin Ibër, kur në mesditë është shmangur konflikti ndëretnik mes protestuesve shqiptarë edhe atyre serbë.

Një tjetër incident ka ndodhur në pjesën veriore të qytetit rreth orës 16, kur persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar një furgon me aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Serbisë, që udhëhiqet nga Rasim Lajiqi, që ishin nisur për të votuar në një nga qendrat e votimit në Mitrovicë. Lideri i këtij subjekti politik ka deklaruar se sulmuesit e kanë shkatërruar plotësisht furgonin ku ishin aktivistët e kësaj partie. Një incident tjetër, sipas burimeve të gazetës, ka ndodhur edhe në orët e mesditës, kur është sulmuar një furgon që po barte votuesit rom nga jugu për në veri të Mitrovicës. Furgoni po ashtu është sulmuar nga serbë të armatosur, që besohet se i përkasin partive me orientime më radikale.
Shtuar më 30/05/2010, ora 21:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori