“Uau”, reagimi i Klopp pas nisjes së çmendur (VIDEO)

“Uau”, ky ka qenë reagimi i Jurgen Klop gjatë ndeshjes që Liverpuli i tij luajti sot kundër Leeds.

Një reagim që vërtet i shkon përshtat asaj sesi rrodhi kjo përballje. Një nisje e çmedur kjo për të dyja skuadrat, teksa shifrat përfundimtare shënuan 4-3 për “the reds” me Lids që barazoi tre herë rezultatin.

“I çmenduri“ Bielsa sot u kthye në gjenialin Bielsa, pasi djemtë e tij ishin perfekt në çdo detaj, pavarësisht se në fund nuk arritën të dilnin me pikë nga “Anfield”.

Liverpuli vinte me petkun e kampionit, ndërsa Lids hynte në fushë si ekipi që kishte 16 vite pa luajtur në Premier League.

Diferencat priteshin të mëdhaja, por fusha foli ndryshe. 52% me 48% ishte mbajtja e topit në favor të skuadrës së udhëhequr nga Bielsa, që në 3 goditje në portë arriti ta ndalte topin 3 herë në rrjetë.

/Sport Ekspres/


Shtuar 12.09.2020 21:32