Vetëhidhet nga kati i 7 i pallatit, vdes në vend 40 vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan 40 vjeçaren drejt vendimit ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 28/10/2020, ora 21:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori