Vetëhelmohet 53-vjeçar, ndërron jetë në spital
Një 53-vjeçar">53-vjeçar nga Kamza i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dje shtetasi me inicialet P. D., është dërguar me urgjencë në spital, ku për pasojë ka ndërruar edhe jetë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19. 06. 2018, në spital ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte konsumuar fostoksinë në banesë, shtetasi P. D., vjeç 53, banues në Kamëz, i cili rreth orës 08:00, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
Shtuar më 20/06/2018, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori