Vetë u infektua me COVID-19, Artan Lame humb babain
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka humbur babain ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Lame, përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan:

“Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë”.

Ndwrkohw, Lame u bw e ditur ditwn e djeshme se ishte infektuar me COVID-19.

Postimi i plotë

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame krahas fotos së babait.

Shtuar më 22/10/2020, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori