Vetë mbylli veshët kur foli Kryemadhi, deputetët flenë kur flet Rama (FOTO LAJM)

Pëlqej
Seancën e gjatë dhe maratonë e ditës së djeshme e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit ku u votua edhe qeveria e re me 78 vota pro, ka shkaktuar lodhje lehtësisht të dukshme tek deputetët.

Ka qënë kryeministri Edi Rama i cili në orët e vona të mbrëmjes ka mbajtur replikën e fundit të përmbledhur në 10 pika por në ato momente deputetët janë “dorëzuar”.

Ashtu siç mund t’a shihni edhe në foto, fytyrat e tyre tregojnë më shumë se ç’duhet pasi orët e gjatë në Kuvend kanë bërë punën e tyre.

këto foto shihet se si deputeti i LSI për qarkun e Beratit, Gledjon Rahovica është gati për gjumë, ashtu si edhe deputetja më e re në kuvend, përfaqësuese e PDIU në Dibër, Reme Lala.

Të dy deputetët mbulojë gojën me dorë, për të mos rënë në sy, teksa kryeministri fliste për çeshtjet e rëndësishme që e presin vendin këto 4 vite. /albeu.com/




Shtuar më 13/09/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori