Veshur me atlete, dalin pamje nga takimi Rama-Zaev-Vuçiç (FOTO LAJM)

Samiti i Ohrit ka bërë bashkë sot treshen politike Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić .

Të pranishëm janë gjithashtu dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim.

Në samit, pritet të diskutohet përsa i përket zbatimit të katër lirive të Bashkimit Evropian; lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Ajo që ka tërhequr sërish vëmendje është paraqitja e kryeministrit Rama.

Ai mban veshur kostum dhe atlete, kjo tashmë nuk është më një gjë e re.

Shpesh herë kryeministri është komentuar për dajet e tij me çitjane.


Shtuar më 10/11/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori