Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse për shkak të reshjeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta.

Situata paraqitet e vështirësuar në disa akse të vendit, për shkak të rreshjeve të denduara dhe në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe bëjnë thirrje për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Bëhet me dije se deri në orën 09:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij Qarku.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku prej rreshjeve të dendura.

Elbasan

Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur. Ka rënie gurësh të herëpashershme gjatë gjithë aksit Qafë Thanë-Murrash, por pastrohet vazhdimisht, gatishmëri maksimale. Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Ka patur rënie gurësh gjatë natës në aksin Elbasan–Peqin, por aktualisht është e pastruar. Rënie dherash në rrugë ka patur edhe në segmentin Banje -Drize, po punohet për pastrimin e tyre. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Fushë Stude–Stebleve. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Të bëhet kujdes nga ana e mjeteve, sidomos kur kalojnë në segmente ku ka rrëshqitje të rrugës.

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet dhe kujdes me shpejtësinë. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Vlorë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku.
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Gjirokastër

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.
Rekomandohet ecja e kujdesshme, sepse nga shirat mund të ketë rënie dherash e gurësh në rrugë.


Korçë

Ka rreshje te dendura shiu. Gatishmëria është e plotë. Kalueshmëria pa probleme. Qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë vetëm në aksin Korçë–Dardhe. Në të gjithë akset e tjera qarkullimi kryhet normalisht. Të bëhet kujdes nga mjetet, të respektojnë shpjetësinë, sepse si rezultat i shirave mund të ketë rënie gurësh e dherash, të cilat sjellin vështirësi në qarkullim.


Kukës

Ka rreshje të vazhdueshme shiu në të gjithë qarkun. Kjo ka sjellë që në shumë akse të ketë rënie dherash dhe gurë në rrugë. Është punuar gjatë natës dhe mëngjesit, për pastrimin e tyre dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku.

Dibër

Si rezultat i shirave, në disa akse ka patur rënie dherash në rrugë. Janë marrë masa për pastrimin e akseve. Në të gjithë qarkun qarkullohet normalisht. Në të gjithë qarkun, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Shkodër

Në të gjithë qarkun ka rreshje të vazhdueshme shiu, dhe si rezultat në disa akse të Pukes ka patur rënie dherash dhe gurësh në rrugë. Janë marrë masat për pastrimin. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij Qarku.

Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier– Lushnje, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Ka rreshje shiu të vazhdueshme. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori