Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Rdhimë

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Radhimë të Vlorës nga emergjencat civile.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e forcave xheniere për të larguar predhën. Kohët e fundit, janë gjetur shpesh të tilla që datojnë nga Lùfta e Dytë Botërore në vendin tonë, por pa rrezik për jetën.

Kujtojmë se para dy javësh u gjetën disa predha në një truall në njësinë administrative të Gurit të Zi në Shkodër, ndërsa një muaj më parë u gjet një në fshatin Bunavi të Vlorës.


Shtuar 15.06.2020 09:19