Verifikimi i titujve të pronësisë, ndryshon ligji
Genc Pollo
Kryetari i Komisionit Qeveritar të Tokës Genc Pollo njoftoi sot se ndryshimet e fundit të miratuara në ligjin për titujt e pronësisë synonte që pronarëve t'u lëshohen titujt e pronësisë ndërsa nënvizoi se përgjegjës për këtë proces do të jenë kryetarët e këshillave të komunave.

Në një konferencë për mediat ministri Pollo deklaroi gjithashtu se zbatimi rigoroz i procedurave do të monitorohen nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë pranë prefekturave dhe nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut.

“Benefitet për pronarët dhe për shoqërinë janë të mëdha, sepse të gjithë subjektet e këtij procesi do ta gëzojnë pronën, bazuar mbi dokumenta, mund ta shesin, ta trashëgojnë dhe ta lënë si kolateral sipas normave ligjore", tha ministri Pollo. Ky proces përjashtohen tokat në proces gjyqësor apo në proces legalizimi, si dhe ato për të cilat janë lëshuar tapi dhe janë regjistruar në ZRPP. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2012, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori