Veprimi i papritur: Opozita lë kryeministrinë dhe shkon tek Parlamenti
Pasi bënë tre rrotullime rreth kryeministrisë, tashmë opozita është duke rrethuar godinën e Parlamentit. Ky ishte një veprim i papritur i opozitës, e cila kishte njoftuar se protesta do të zhvillohej përballë Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, disa protestues rrëzuan rrethimet metalike rreth kryeministrisë, ndërsa dëmtuan edhe një motor të forcave të policisë.

Protesta nisi me një fjalim të ish-deputetit Flamur Noka. Menjëherë një thirrje e tij për marshim protestues, e ka ndarë turmën e mbështetësve dhe simpatizantëve në dy pjesë.

Disa ndoqën Nokën në një marshim rreth të gjtiha anëve të kryeministrisë, e cila duhet theksuar se ishte e rrethuar me gardh metalik në të katër anët e saj edhe për shkak të punimeve në rrugë pranë Piramidës.
Shtuar më 16/03/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori