Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës e kanë përkrahjen e vendeve të Grupit të Kontak
Albeu.com
Grupi i Kontaktit vlerëson veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, dhe shprehet optimizmin se bisedat për statusin e Kosovës do të fillojnë nga fundi i këtij viti.“Ne mirëpresim dhe jemi të kënaqur me veprimet e fundit të qeverisë dhe mund të themi se këta janë hapa në drejtim të duhur”, ka theksuar të martën Filip Goldberg, shef i Zyrës amerikane në vendin tonë, pas takimit të kryeministrit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës dhe veçmas kryeministri ka marrë lëvdata nga vendet më të zhvilluara në botë, pas një takimit të përbashkët të tyre, ku u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Filip Goldberg, në emër të Grupit të Kontaktit, u shpreh i kënaqur me veprimet e fundit të qeverisë dhe vetë kryeministrit duke thënë se këta janë hapa në drejtimin e duhur.

”Vlerësojmë atë që ka bërë qeveria dhe personalisht përpjekjet e kryeministrit dhe vizitat e tij në fshatrat serbe”, theskoi Goldberg.

Shefi i Zyrës amerikane, Philip Goldberg, u shpreh optimist se bisedat për statusin e Kosovës do të fillojnë nga fundi i këtij viti.

“Këta janë hapa pozitiv, hapa në drejtimin e duhur, ndërsa sa iu përket diskutimeve rreth statusit final, ajo është e qartë, ambasadori Aide është duke punuar në këtë drejtim. Ne nuk duam t’i prejudikojnë gjërat. Por në bazë të vlerësimeve tona, janë bërë absolutisht të gjithë hapat e duhur në këtë drejtim”, ka theksuar Goldberg.

Kryeministri Kosumi, tha se i ka njoftuar përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit për punën e Qeverisë së Kosovës, pas letrës kritikuese në adresë të saj, e cila ishte dërguar para një muaji, dhe, ku kërkoheshin nga qeveria hapa konkret në përmbushjen e standardeve.
“Ne si Qeveri e kemi mirëpritur atë letër dhe sidomos vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga vendet anëtare të grupit”, theksoi Kosumi duke numëruar veprimet e fundit të qeverisë në përmbushjen e synimeve të kërkuara nga institucionet e Kosovës.

Ky ishte takim i rregullt i kryeministrit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të grupit të kontaktit në të cilën diskutohen zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. RK
Shtuar më 17/08/2005, ora 00:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori