Veprim kanibalësh, të ekzekutuarëve në Qafë Bari i nxorrën sytë pas vdekjes
Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.3, datë 3.6.1984">1984 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me veprim në Pukë, i deklaroi fajtorë për revoltën e Qafë Barit. Nga të 12 personat e akuzuar, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, u dënuan me vdekje, pushkatim.

Ekzekutimi i vendimi nuk u bë nga Dega e PunëveBrendshme Pukë, por nga DPB Shkodër. Urdhri për ekzekutim i ministrit doli më 8.6.1984">1984. Urdhrit i shtohej një shënim me shkrim dore i drejtorit të Drejtorisë Zbatim Vendim Penale në MPB se sytë e dy personave, me porosi të ministrit të PunëveBrendshme, sytë e të dënuarve do i jepeshin Ministrisë së Shëndetësisë.

Të nesërmen DPB Shkodër hartoi planin e masave të kryerjen e ekzekutimin në vendin ku ishin antenat afër fshatit Kuç.

Ky ishte një vend i rrethuar në formë rrethi. Për çdo të ekzekutuar caktohej një ekzekutor. Më 9 qershor 1984">1984, ora 24.00, Dega e PunëveBrendshme Shkodër, ekzekutoi vendimin. Në fjalën e fundit, i dënuari Sokol Sokoli kërkoi të mos vritej pas shpine ndërsa u shpreh se nuk i kishte bërë gjë kujt.

Ndryshe nga rastet e tjera, ata u ekzekutuan në gjoks e jo në kokë. Në maj 2011 gjatë punës për inventarizimin e fondeve të Arkivit të Ministrisë së Brendshme (deri në vitin 2014 inventarizimi shkoi në 80% të fondit dhe ka ngelur po aq edhe sot) gjeta skicën e varrimit që i përkiste të ndjerëve. Pak ditë më vonë u bë gërmimi dhe gjetja e eshtrave të tyre.
Shtuar më 09/06/2019, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori