Venizelos interpelancë për reformën territoriale në Shqipëri
Pëlqej
“Tiranës i është thënë që reagimet e homogjenëve grekë nuk do të injorohen nga Athina dhe opinioni publik grek. Ministria e Jashtme e Greqisë ka shfaqur shqetësimin dhe zhgënjimin e saj dhe pret nga qeveria shqiptare të respektojë gjithë premtimet në nivel dypalësh dhe atë europian”.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti i Agimit të Artë, Ilias Panajotaros lidhur me procesin e reformës territoriale të Shqipërisë.

“Përfundimisht u arrit synimi që 8 fshatra minoritarë në prefekturën e Sarandës të qëndrojnë në bashkinë e re të Livadhiasë, përveç Çukes. Por nga ana tjetër, Bashkia e Himarës u bashkua me komunën e Lukovës dhe Vranishtit, fakt, që sipas tij, nuk pasqyron karakterin demografik të zonës ku jetojnë minoritarët, ashtu siç ka deklaruar edhe në Parlamentin shqiptar Kryeministri Rama” thuhet me tej ne deklaraten e tij të zbardhur edhe në faqen e ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Pasi përmend në përgjigjen e tij se cilët prej deputetëve shqiptarë me prejardhje minoritare kanë votuar apo jo, ligjin e ri të reformës territoriale, Venizelos deklaron se, Shqipëria detyrohet nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare të respektojë dhe të mbrojë të drejtat njerëzore dhe ato të pakicave kombëtare në territorin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori