Qeni ha maskën gjatë ecjes në natyrë

Ngjarje e çuditshme, një qen ha maskën e fytyrës.

Veterinarët kanë paralajmëruar njerëzit që të mos i hedhin maskat në rrugë dhe në vende ku kafshën mund ti marrin.

Një qen i quajtur Kobe kishte ngrënë një maskë për fytyrën dhe veterinarët duhej të bënin një ndërhyrje. Fatmirësisht qeni ishte me fat dhe shpëtoi duke mos pësuar dëmtime serioze.

Veterinarët e ndanë këtë eksperiencë në rrjetet sociale duke u dhënë të tjerëve një mësim që të mos i hedhin maskat në vende ku nuk duhet, sepse kjo dëmton ambientin po edhe krijesat që jetojnë në të.

Falë reagimit të shpejtë të pronarit, Kobe u shërua dhe nuk pati dëmtime të rënda. Ky fat i mirë nuk do ti ndodh secilit, andaj kërkohet një kujdes më i shtruar.


Shtuar 15.09.2020 07:21