Vendosja e EULEX, Solana: Asnje leter Prishtines
Pëlqej
Albeu.com
Zëdhënësja e Javier Solanës, Christina Gallack, ka deklaruar se shefi i saj nuk ka përgatitur asnjë letër për liderët kosovarë dhe nuk u ka dërguar atyre asnjë porosi lidhur me EULEX-in.Shefi i diplomacisë evropiane ka mohuar ti ketë dërguar një letër Prishtinës zyrtare për kohën e vendosjes së EULEX-it në Kosovë. Zëdhënësja e Javier Solanës, Christina Gallack, ka deklaruar se shefi i saj nuk ka përgatitur asnjë letër për liderët kosovarë dhe nuk u ka dërguar atyre asnjë porosi lidhur me EULEX-in.

Reagimi vjen pas një shkrimi në gazetën e Novi-Sadit, “ Dnevnik”, sipas të cilit thuhet se EULEX-i do të nisë punën në Kosovë, më 2 dhjetor, pavarësisht rezultatit të bisedimeve që po bëhen. Po ashtu, kjo gazetë shkruan se e ka letrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Javier Solana, që do t'i dërgohet kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Shtuar më 17/11/2008, ora 19:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori