Vendosi "traun" dhe nuk linte njeri të kalonte, tërhiqet kryebashkiaku i Poliçanit
Policani gjeti vetëm pak ditë më parë një formë origjinale për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Prej disa ditësh, në hyrje të qytetit ishte vendosur një postbllok i përforcuar, përmes të cilit lejohet të kalojnë vetëm banorët e qytetit dhe askush tjetër.

Por tashmë Bashkia e këtij qyteti është tërhequr duke larguar traun.

Në fakt, një javë më parë, sipas vetë kryebashkiakut, vendosja e një trau u bë me qëllim ruajtjen e qytetarëve të kësaj bashkie nga Covid 19. Nisma e pazakontë e bashkiakut ishte miratuar edhe në Këshillin Bashkiak, ku detyroheshin të gjithë qytetarët që ktheheshin nga emigrimi, por edhe ata nga qytete të tjera, por që ishin me origjinë nga ky qytet, të mos futeshin në rrethin e Skraparit.

Megjjthatë, ky vendim ka zgjatur vetëm 1 jave.

Shtuar më 01/04/2020, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori