E rëndë në Tiranë, 47-vjeçarja hidhet nga kati katërt, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 47-vjeçare është hedhur nga kati i katërt dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2022, në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu,com