VENDIMI/ Qeveria i paguan 103 mijë euro familjarëve të viktimave të "21 Janarit" (FOTO LAJM)

Përveç problemeve të shumta që demonstrata dhe vrasjet e "21 Janarit" i shkaktuan shtetit dhe shoqërisë shqiptare, tashmë jemi në fazën që familjarët e viktimave janë duke marrë dëmshpërblim financiar për vrasjen e tyre nga njësi në varësi të shtetit shqiptar.

Kështu, qeveria shqiptare ka pranuar të bëjë pagesën prej 103 600 euro ndaj familjarëvë të Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit pasi këta të fundit e kishin çuar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut.

Sipas vendimit të gjykatës, siguruar nga Albeu.com shteti shqiptar ka rënë dakord me familjarët që ta zgjidhin çështjen me marrëveshje duke marrë parasysh kryerjen e pagesës, ndërsa familjarët marrin përsiper heqjen dorë nga çdo pretendim tjetër.

Më parë, në këtë gjykatë kishin shkuar edhe vajza e Ziver Veizit si edhe të afërm të Aleks Nikës.

Pagesat
-Rinaldo Myrtaj (Djali i Faik Myrtajt), EUR 39,000
-Mamude Myrtaj (Bashkëshortja e Faik Myrtajt), EUR 39,000
-Ilmi Deda (Vëllai i Hekuran Dedës), EUR 15,600
-Alma Rredhi (bashkëshortja e Ziver Veizit), EUR 10,000
Shtuar më 26/04/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori