Vendimi për Tahirin: Pritjes po i vjen fundi, trupi gjykues i drejtohet sallës
Trupi gjykues ka marrë vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Gjykatësit e KrimeveRënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, ku qëndronin prej orësh, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët.

Prokuroria e KrimeveRënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: "trafikim i narkotikëve" në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale", "grup i strukturuar kriminal".
Shtuar më 19/09/2019, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori