Vendimi për djegien e mandateve, Kryemadhi i përmend Ramës fëmijët
Monika Kryemadhi ka treguar se vendosi djegien e mandateve pasi ishte e vetmja mundësi.

E pyetur se cfarë mendonte për faktin se Rama nuk e ka marrë aspak seriozisht këtë vendim ajo është shprehur:

"Rama s’ka marrë seriozisht fëmijët e vet, e jo më opozitën. Një njeri që merr seriozisht një kërpudhë dhe nuk merr seriozisht fëmijët e çerdheve të Skraparit…. çfarë pret!

Ai është budalla, është i çmendur. Ai mendon se është mirë sepse ka 10 veta që i thonë ti je mbret, je pasha…"-ka thënë Kryemadhi në 360 Gradë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori