Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, reagon ministri grek: Ngjarja për larje hesapesh, pritet bashkëpunim ndërkombëtar

Ministri në Greqi, ka reaguar për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi.

Takis Theodorikakos ka theksuar se do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vrasjen e ndodhur Nea Smyrni ku mbetën të vrarë dy shqiptarët, ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

“Sa i përket vlerësimit të policisë, bëhet fjalë për një larje hesapesh mes njerëzve që i përkasin mafies shqiptare, mbase ka degëzime të tjera, për të cilat mund të kemi edhe një bashkëpunim ndërkombëtar, por nuk do të përgjigjem në pyetje më specifike”, ka thënë ai, duket shtuar: “Hetimet janë në vazhdim. Hetimet nuk ndalen, sidomos kur bëhet fjalë për vrasje, vetëm kur të gjendet autori” .

Kujtojmë se autori që vrau dy shqiptarët dyshohet të ketë qenë profesionist ka qëlluar 7 plumba për 4 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i i ngjarjes.

Kreshnik Çerçizi ishte objektivi i pari, i cili mori disa plumba në kokë duke ndërruar jetë në vend, ndërsa plumb në gjoks dhe stomak mori edhe viktima e dytë Armando Ogranaja 44-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.