Derisa të vijë koha e koncerteve, me çfarë po merret Mozzik? (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Mozzik ka treguar me anë të disa fotove në ‘Instagram-in’ e tij se karantina e ka bërë të merret më shumë me sport dhe të kalojë kohë më të gjatë në natyrë.

“E deri sa të vijë koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport. Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Sot duke me biçikletë 30km”, ka shkruar Mozzik krah postimit ku shfaqet i veshur sportiv dhe biçikletën.

Me siguri reperi është duke e shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë pushimi dhe bukuritë që të ofron natyra.

Mozzik ka qenë mjaft aktiv edhe në llogarinë e tij në ‘Instagram’ këto ditë, duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme gjatë karantinimit.


Shtuar 9.04.2020 19:31