Vendimi, ja si do të shiten trojet shtetërore në përdorim të firmave private
Dje hyri në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për caktimin e kritereve dhe procedurave për shitjen e trojeve në përdorim. Sipas ketij vendimi shitja e truallit të pashitur, sipërfaqe e domosdoshme të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, të bëhet, në përputhje me këtë vendim, nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministrinë e Financave, sipas genplanit dhe dokumentacionit në momentin e privatizimit. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2014, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori